24-11-2024

Rexhep Selimi: UÇK-ja nuk e ka vrarë Behajdin Allaqin, ai kishte veprimtari patriotike

Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ai është ftuar nga Specialja për një rast të vetëm e i cili ka të bëjë me vitin 1998.

I pyetur direkt nga penalistët nëse ishte ky rasti i Behajdin Allaqit, Selimi ka thënë se nuk mund të jep detaje për thelbin e asaj që është intervistuar, përcjell Telegrafi.

Gazetarët kanë insistuar me pyetje duke kërkuar nga Selimi një mendim të tij për figurën e ish pjesëtarit të UÇK-së i cili ishte zhdukur në qershor të vitit 1998.

Selimi ka thënë se me sa e di Behajdin Allaqi ka qenë një veprimtarë i shquar i çështjes kombëtare dhe sipas tij ka dhënë një kontribut për patriotizmin.

“Veprimtaria ime nuk ka qenë e lidhur me Behajdin Allaqin edhe pse do të doja të isha pas asaj që kam dëgjuar për veprimtarinë e tij patriotike”.

I pyetur nga gazetarët nëse Allaqi është vrarë nga UÇK-ja, Selimi ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

“Në asnjë mënyrë UÇK-ja nuk mund të lidhet me vrasjen e Behajdin Allaqit. UÇK-ja nuk ka vrarë Behajdin Allaqin”, shtoi më tej Rexhep Selimi.

Behajdin Allaqi (ka lindur më 7 prill 1963 në Prizren – i zhdukur nga 11 qershori i vitit 1998) ishte veprimtar dhe intelektual Shqiptar i çështjes kombëtare gjatë viteve të 80-dhjeta dhe 90-dhjeta, dhe i cili së bashku me Fadil Vatën, Afrim Zhitinë ishin udhëheqësit e lëvizjes ilegale për çlirim që njihej me emrin Lëvizja për Republikën e Kosovës Behajdin Allaqi ka qenë edhe pjesëtar i UÇK-së ku dhe morri pjesë në Luftën e Kosovës ku dhe zhduket në mënyrë shumë misterioze

Më 19 shkurt 2016 figura e Behajdin Allaqit dekorohet me urdhrin Hero i Kosovës nga presidentja e asaj kohe Atifete Jahjaga./Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.