Rexhepi: Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2010
Deputetja boshnjake Emilia Rexhepi ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e aktivistit boshnjak Shefko Salkoviq më 2010 në Leposaviq.
Rexhepi, e cila është deputete e Partisë së Re Demokratike, tha se 16 vjet pas vrasjes, ky hap tregon se shteti i Kosovës nuk i harron viktimat dhe strukturat kriminale.
“Pas 16 vjetësh nga krimi, arrestohet një person (Jugosllav Petroviq), i dyshuar për vrasjen e Shefko Salkoviqit dhe plagosjen e kolegut të tij. Ky hap paraqet një sinjal të rëndësishëm dhe pozitiv se shteti i Kosovës, përkundër pengesave të shumta politike dhe të sigurisë, nuk i harron viktimat e strukturave kriminale dhe se ka vullnet institucional për të hedhur dritë edhe në rastet më të vështira”, shkroi Rexhepi në Facebook.
Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e drejtësisë dhe procesit penal:

çç