Rexhepi: Nëse s’arrihet marrëveshje e pranueshme shkojmë në zgjedhje të reja
Deputetja boshnjake dhe kryetarja e NDS-së, Emilja Rexhepi, shprehu optimizëm për formimin e institucioneve të reja.
Ajo u shpreh se për partinë e saj, situata është e qartë dhe se ata janë të gatshëm të mbështesin qeverinë e kryeministrit Albin Kurti.
‘’Ne mbështesim qeverinë e re të Albin Kurtit’’, shtoi ajo.
Megjithatë, Rexhepi theksoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme për të gjitha palët, NDS-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje.
“Nëse jo, jemi gati të shkojmë në zgjedhje”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se partia e saj do të kërkojë një zgjidhje tjetër, nëse negociatat nuk e qojnë vendin drejt stabilitetit të duhur politik.