Rezultati i sondazhit të UEFA-s për ndeshjen Spanjë-Kosovë
Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror Katar 2022.
Faqja zyrtare e UEFA-s publikon sondazhe për çdo ndeshje që zhvillohet, e njëjtë kanë bërë edhe për ndeshjen Spanjë-Kosovë.
59% e tifozëve votuan për Spanjën që do të fitojë sonte, kurse 34% e tyre votuan për fitoren e Kosovës.
Shtatë përqind e tifozëve votuan që ndeshja do të përfundojë pa fitues. /Gazeta Express/