25-11-2024

Rihapën pishinat në Prizren, inicohet rast ndaj dy pronarëve

Inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës i kanë mbyllur të gjitha pishinat e hapura në Prizren, si masa për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

Mirëpo dy pronarë të pishinave në Prizren nuk e respektuan këtë vendim të qeverisë dhe rihapen pishinat e tyre. Si pasojë ndaj këtyre pronarëve është iniciuar lënda e rastit e cila është proceduar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

“Transit i ri –Arbane, Prizren 16.08.2020-14:50. Është iniciuar rasti ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pronar i një pishine në të cilën janë hasur rreth 20-30 persona në hapësirë të hapur, ku i dyshuari kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit, lënda e rastit shkon në procedurë të rregullt.

· Vërmicë, Prizren 16.08.2020-15:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pronar i një pishine të hapur është iniciuar lënda e rastit për shkak se kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë, kishte hapur pishinën. Me urdhër të prokurorit, është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.