Rikonfirmohen kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar se ka rikonfirmuar listën e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.
Përmes një komunikate për media, KPK ka bërë të ditur se ky rikonfirmim i kandidatëve ka dalë si nevojë pas tërheqjes së prokurorit Arben Ismajli nga kjo garë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Po ashtu, në komunikatë thuhet se KPK ka ftuar më 18 mars 2022 pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit për intervistimin e tyre nga Paneli Vlerësues.
Sipas komunikatës, kandidatët e rikonfirmuar sot nga Këshilli Prokurorial i Kosovës janë:
- Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
- Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;
- Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
- Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe
- Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. /BetimipërDrejtësi