24-11-2024

Rikonstruksioni i aeroportit, Rama të premten në Kukës. Gjici: Do të hapen 12 mijë vende pune

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pritet që ditën e premte të zhvillojë një vizitë në qytetin e Kukësit ku do të bëjë edhe inaugurimin për fillimin e punimeve pr ndërtimin e aeroportit në këtë qytet.

Lajmin e ka bërë të ditur Safet Gjici, një nga personat më të përfolur si kandidat për bashkinë veri-lindore në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Gjici përmes rrjeteve sociale,  ka ftuar qytetarët e Kukësit që të marrin pjesë në takimin që do të zhvillohet në vendin ku pritet të ndërtohet aeroporti, për të cilin ai thotë se në fazën fillestare do të hapë 220 vende punë ndërkohë që me finalizimin e punimeve do të punësohen 12000 njerëz.

Gjici shkon më tej duke shtuar se pas ndërtimit të këtij aeroporti i cili sipas tij ka një kosto prej 8 milionë eurosh, fluksi i lëvizjeve parashikohet të arrijë në 300 mijë pasagjerë në vit./opozita.com

Asnjë koment

Comments are closed.