25-11-2024

Rikthehet shëndosh e mirë i riu nga Rahoveci që u raportua i zhdukur, tregon se ku ishte

Një  22-vjeçar nga Rahoveci ishte larguar nga shtëpia prej javës së kaluar dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se djali është kthyer pas gati 10 ditësh në shtëpi pasi fillimisht ishte raportuar si i zhdukur.

Viktima ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin dhe para hetuesve policorë ka bërë me dije ndër të tjera se ka qëndruar me miqtë e tij në Prevallë.

Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo keqtrajtimit dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Asnjë koment

Comments are closed.