Rikthehet, Superliga në aksion të plotë pas pauzës, Ballkani mysafir
Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me emocione të reja, pasi pas pauzës zhvillohet xhiroja e 19-të, e cila premton duele interesante dhe rivalitete të forta në të dyja ditët e vikendit.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen duke filluar nga ora 13:00, ndërsa tifozët do të kenë mundësi t’i ndjekin drejtpërdrejt përmes platformës Artmotion.

Në program janë pesë përballje, ndërsa më poshtë e gjeni orarin e plotë.
Orari i plotë i xhiros së 19-të:
E shtunë (ora 13:00)
Ferizaj – Drita (Sport 1)
Dukagjini – Prishtina (Sport 2)
Drenica – Llapi (Sport 3)
E diel (ora 13:00)
Gjilani – Ballkani (Sport 1)
Malisheva – Prishtina e Re (Sport 2)

