23-11-2024

Rinia nga diaspora: Në Kosovë mirë, vetëm për pushime!

Të rinjtë nga diaspora thonë se në Kosovë vijnë me kënaqësi për pushime. Por, kur është fjala për të qëndruar këtu përgjithmonë, ata janë kategorikë kundër!
Ata thojnë se të rinjve në Kosovë po iu mungojnë shumë gjëra, ndër to puna dhe një sistem i më i mirë i arsimimit, shprehen ata.

Të rinjët intervistuar nga gazetarët tanë, për Tv Prizrenin,kanë deklaruar se institucionet e vendit duhet t’u japin më shumë hapësirë gjeneratave të reja, të cilat arrijnë me sukses të përfundojnë studimet, si në vend, ashtu dhe ata që kryejnë studimet në vendet evropiane, e me gjerë.

Tani vetëm sa kanë filluar për të ardhur nga jashtë shumë mërgimtarë tregojnë se Prizreni është vendi më i vizituar në Kosovë. Në mesin e mërgimtarëve ka shumë të rinj, të cilët thonë se Kosova u pëlqen për pushime, por kur pyeten se a duan të kthehen për të jetuar përherë, ata prerazi përgjigjen me “JO”.

Të rinjtë në të shumtën e rasteve kohën e lirë e kalojnë në kafeteri të ndryshme në shatërvan si dhe disa vende atraktive që iu ofron Prizreni, duke vizituar kalan e Prizrenit, pjesën nga Marashi si dhe shumë vende të tjera brenda qytetit më të bukur në Kosovë./tvprizreni.info

Asnjë koment

Comments are closed.