Rita Ora “braktis” muzikën, nis xhirimet për film
Këngëtarja me famë shqiptare Rita Ora është fotografuar gjatë xhirimeve të versionit modern të “Oliver”.
28-vjeçarja ishte e veshur me një palë pantallona të shkurtra boksi. Ylli i muzikës u fotografua në rrugët e Londrës përkrah aktorit Rafferty Law.
Rita do luajë rolin e Artful Dodger në “Twist”. Ylli me prejardhje shqiptare mbante një kafe në duar, ndërsa përgatitej të fillonte xhirimet.
Rita dhe kolegu i saj, Rafferty kanë qenë të zënë me xhirimet e “Twist” gjatë gjithë javës. Teksa Rita ka rolin e Artful Dodger, komediani David Walliams, 48 vjeç, do të luajë Losberne dhe Sir Michael Caine, 86 vjeç, ka marrë rolin ikonik të Fagin./noa.al/