23-11-2024

Rita Ora: Në shtëpi flasim shqip! Krenare që jam nga Kosova

Këngëtarja e njohur Rita Ora ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën britanike “Stylist”, ku ndër të tjera ka folur edhe për prejardhjen e saj.

Duke folur për jetën e saj dhe karrierën në muzikë Rita është shprehur se në shtëpi flasin shqip dhe se nuk ka fjalë të përshkruaj se sa krenare është që vjen nga Kosova.

E pyetur se çfarë do të thotë të jesh kosovare dhe se si e ka formësuar kjo si grua, Rita është përgjigjur: “Nuk kam fjalë të përshkruaj se sa krenare jam për prejardhjen. Në fillim të vitit kam performuar për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ishte përvojë e pabesueshme, jo vetëm për mua, por edhe për familjen time”.

Revista gjithashtu e ka pyetur nëse në shtëpi flasin shqip ndërsa Rita është përgjigjur se është e rëndësishme për ata që të flasin shqip.

“Po, është shumë e rëndësishme që ne të flasim shqip”, është përgjigjur Rita./top-channel

Asnjë koment

Comments are closed.