Robert Gjeraj ndihmës-trajner te ky klub, merr me vete nga Liria një futbollist?
Robert Gjeraj pritet të emërohet ndihmës-trajner i Megzon Visokës te Drenica.
Gjeraj pritet të nisë një aventurë të re, pas eksperiencës si trajner te Liria U21, shkruan Indeksonline. Mësohet gjithashtu se ai do e marrë me vete edhe një futbollist te Drenica. Bëhet fjalë për Diellor Beseni, i cili kaloi dy sezone te Liria e Prizrenit.
Kujtojmë që te Drenica ka pasur ndryshime, duke u emëruar si president Ilir Veliqi.
Ndërsa, deri tani kanë zyrtarizuar një transferim, atë të Genc Hamitit.