Romët e lagjes “Terzimahallë” të Prizrenit, pastrojnë lagjen e tyre (Foto)
Banorët e lagjes “Terzimahallë” në Prizren, kanë marrë një aksion të pastrimit të rrugës “Nysret Seharoj”.
Aksioni është organizuar në kuadër të fushatës së pastrimit kundër pandemisë COVID-19, raporton Radio “Romano Avazo”.
Kjo lagje është njëra ndër më të vjetrat në Prizren dhe konsiderohet si djep për mbrojtën dhe kulturën rome.