24-11-2024

Ronaldo publikon ‘foton sa 1000 fjalë’, detaj i Georgina po çmend rrjetin…

Cristiano Ronaldo nuk ndalet kurrë. Kampioni portugez është gjithmonë në kërkim të sfidave të reja. Në pritje të daljes në fushë të shtunën me Manchester United, portugezi vazhdon të stërvitet në palestër pa u ndalur.

Si dëshmi e angazhimit të tij, 36-vjeçari ka publikuar edhe disa foto “sociale” të punës së tij të palodhur, shoqëruar nga prania e ëmbël e Georgina Rodriguez. Çifti, që është në pritje të binjakëve, u ndanë për disa ditë.

Modelja bukuroshe spanjolle pati fluturuar në Lapland me të gjithë fëmijët e saj, ndërsa CR7 mbeti në Angli. Por tani ata janë sërish bashkë dhe nuk humbin asnjë moment për t’i treguar njëri-tjetrit gjithë dashurinë e tyre.

Edhe në rrjetet sociale, sulmuesi i “Djajve të Kuq” ka dashur të rezonohet te partnerja e tij, duke zbuluar një detaj lumturie për të. Fotografia e fundit e publikuar nga CR7 në rrjetet sociale është realizuar nga Georgina, e cila shfaqet e pasqyruar në pasqyrën e palestrës së shtëpisë, duke treguar për herë të parë një bark të vogël shtatzënë.

Kujtojmë se në nëntor, çifti i famshëm i bëri të ditur gjithë botës se po prisnin binjakë. Fotografia e këtij njoftimi “social” madje hyri në top-10 e më të pëlqyerave në Instagram për të gjithë vitin 2021.

Pra, numri i tyre i fëmijëve do të shkojë në gjashtë. Në fakt, CR7 ka vetëm vajzën e vogël, Alana Martina, me partneren aktuale. Tre fëmijët e tjerë, ylli i futbollit portugez i ka me mama të panjohura, të cilat i ka paguar që të mos tregojnë kurrë asgjë./noa

Asnjë koment

Comments are closed.