Ronaldo sakrifikoi turneun në SHBA për Botërorin 2026
Pushimi për Kupën e Botës të vitit 2026, që do të ishte paraqitja e gjashtë dhe rekorde, ka qenë më e rëndësishme për Cristiano Ronaldon sesa të ndërronte skuadër për të luajtur në Botërorin e klubeve.
“Kam pasur disa oferta për të luajtur në Kupën e Botës për Klube, por mendoj se nuk ka pasur kuptim. Kam preferuar të pushoj mirë, të kem përgatitje të mirë, sepse sezoni do të jetë i gjatë. Pas edicionit do të luhet Kupa e Botës”, ka thënë Ronaldo në një video të postuar të dielën në Instagram nga klubi i Arabisë Saudite, Al Nassr.
Ronaldo e vazhdoi kontratën me skuadrën arabe edhe për dy edicione.
“Dua të jem gati jo vetëm për Al Nassrin por edhe për përfaqësuesen”.
40-vjeçari Ronaldo e ndihmoi Portugalinë ta fitonte Ligën e Kombeve pas ekzekutimit të penalltive ndaj Spanjës para tre javësh.
Pati spekulime se Ronaldo do të luajë në Kupën e Botës për Klube që aktualisht po luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai dhe rivali për kohë të gjatë, Lionel Messi, mund të bëhen futbollistët e parë që do të paraqiten në Kupën e Botës për herë të gjashtë.
Përveç në SHBA, ndeshjet e Botërorit do të luhen edhe në Kanada dhe Meksikë.
Para tre vjetësh në Katar, Ronaldo u bë futbollisti i parë që shënon gol në pesë Kupa të Botës.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të luajë të paktën deri në moshën 42-vjeçare, pas vazhdimit të kontratës me Al Nassrin.