Rrah babain dhe kunatën, prizrenasit i jepen 48 orë burg
Në Prizren është raportuar për dhunë në familje, me ç’rast dy persona, njëra femër kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, dje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe kunatës së tij, që të dytë kosovarë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net