Rrah gruan, arrestohet në Prizren një shtetas nga Shqipëria
Një person, shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prizren, pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje ndërsa viktima është shtetase e huaj dhe se nga sulmi ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka dhënë hollësi për motivet e këtij rasti dhe nëse i dyshuari është banues apo vizitor në Prizren./GazetaePrizrenit.net/