23-11-2024

Rrah gruan e djalin, arrestohet prizrenasi

Një person është arrestuar, meqenëse pas një konflikti verbal  dhe nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar dhe rrahur bashkëshorten dhe djalin e tij, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në raportin policor, thuhet se viktimat kanë marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, kurse i dyshuari me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën  mbajtjes.

Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera për rastin. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.