Rrah prindërit, arrestohet prizrenasi
Policia ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari /k-boshnjak, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy prindërit e tij, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në rr. “Vjosa” në Prizren, ndërsa viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.