26-11-2024

Rrahen mes vete 4 suharekas për një borxh

Gjatë ditës se sotme rreth orës 13:00 dy persona kanë pasur një mosmarrëveshje me dy tjerë lidhur me një borxh.

Sipas dy ankuesve, ata janë takuar rastësisht në dalje të qytetit të Suharekës, në drejtim të fshatit Sllapuzhan, ku të dy palët kanë qenë me automjet.

Më pas ata janë ndaluar dhe janë përleshur me fjalë mes vete, mëson Indeksonline nga burimet brenda Policisë së Kosovës.

Të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor për intervistim dhe kanë pranuar për mosmarrëveshjen në fjalë.

Po ashtu ata kanë thënë se do ta rregullojnë këtë problem./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.