Rrahet zyrtari policor në Zhur, pas një mosmarrëveshje në trafik
Prizren: Zyrtari i Policisë së Kosovës në Zhur është sulmuar fizikisht, pas një mosmarrëveshje në komunikacion.
I dyshuari është sjell në stacion të policisë dhe pas matjes me alkool test ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit.
“Zhur-Prizren, 24.12.2023-22:40. I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në komunikacion e ka sulmuar fizikisht zyrtarin e PK-së i cili ishte jashtë detyrës zyrtare. I dyshuari është sjell në stacion të policisë dhe pas matjes me alkool test ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit. Viktimës pasi i është ofruar ndihmë mjekësore është liruar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia./Gazeta e Prizrenit