Rrahje me të lënduar në një fshat të Suharekës
Një mosmarrëveshje ka përfunduar me konfrontim fizik dhe të lënduar në fshatin Samadrexhë, të Suharekës.
Rasti ka ndodhur dje pasdite rreth orës 16:00, raporton Gazeta e Prizrenit.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i mitur. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.