27-12-2025

Rrahje mes disa personave në Atmaxhë të Prizrenit, katër të dyshuar ndalohen për 48 orë

Një incident i dhunshëm ka ndodhur pasditen e 26 dhjetorit 2025 në Atmaxhë të Prizrenit, ku disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike, e cila ka eskaluar në ndërhyrje policore dhe arrestime, raporton Sinjali.

Sipas informacioneve publike, Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një rrahje në progres. Njësitë patrulluese kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë lokalizuar dhe shoqëruar në stacion policor gjashtë persona të dyshuar.

Gjatë kontrollit trupor, tek njëra nga të dyshuarat është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.62 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Të gjitha palët e përfshira janë intervistuar, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale: “Lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje”, “Sulm”, “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


Me urdhër të Prokurorit, katër persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa njëra prej tyre rezulton të jetë shtetase e Malit të Zi.

Rasti është proceduar për hetime të mëtejme nga organet kompetente.

 

Asnjë koment

Comments are closed.