Rrahje mes të burgosurve në Dubravë: Goditet me konservë 30-vjeçari
Një rrahje ka ndodhur edhe dje në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku dy të burgosur janë përfshirë në një përleshje.
Sinjali mëson se pas një konflikti verbal të momentit, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me konservë dhe si pasojë i ka shkaktuar atij lëndime trupore.
Si pasojë e lëndimeve të marra, 30-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore, teksa palët e përfshira janë intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.