Sipas policisë, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Në raportin e Policisë nuk jepen informata tjera, por sipas burimeve të portalit Gazeta e Prizrenit, dje ka ndodhur një rrahje në mes të nxënësve të gjimnazit në Romajë të Hasit, ku janë përfshirë edhe disa nga shkolla fillore.
Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, derisa të tjerët janë liruar.

