29-07-2025

Rrahje në burg, i thyhet nofulla kosovarit i cili u arrestua për dhu:nimin e një gruaje në Split

29-vjeçari me origjinë nga Kosova, me nënshtetësi britanike, i cili javën e kaluar u arrestua nën dyshimin për përdhunimin e një gruaje nga Spliti në një hotel së bashku me dy persona të tjerë, është sulmuar fizikisht në burg.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë për portalin kroat, Dalmantiski.

 

Në përgjigjen e Ministrisë thuhet se një përleshje fizike midis dy të paraburgosurve ndodhi rreth orës 13:15 të enjten në burgun e Splitit.

“Menjëherë pas mësimit për përleshjen, të paraburgosurit u vendosën në dhoma të ndara, dhe i paraburgosuri që u ankua për dhimbje u dërgua në Spitalin Klinik të Splitit po atë ditë për ekzaminim, ku mbeti i shtruar në spital në përputhje me vlerësimin mjekësor”.

Poashtu bëhet e ditur se 29-vjeçari nga Kosova pësoi një thyerje të nofullës dhe iu nënshtrua operacionit të shtunën. Ai është dërguar në burg sot, transmeton Klankosova.tv.

Asnjë koment

Comments are closed.