Dy persona, njëri prej të cilëve nga Shqipëria janë rrahur mes vete në Prizren.
Sipas policisë, njëri nga personat është arrestuar, raportog Gazeta e Prizrenit.
“Prizren 06.04.2023 – 00:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se ka ngacmuar viktimën mashkull kosovar. Pasi që i dyshuari kishte lëndime trupore, është kuptuar që i njëjti ishte rrahur me të dyshuarin mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuarit shtetas i Republikës së Shqipërisë është ndaluar deri në këndellje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.