Një person është sulmuar në Prizren dhe për shkak të lëndimeve është dërguar për trajtim mjekësorë në Prishtinë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Rasti ka ndodhur në rreth mesnatës së kaluar në rrugën “Shuaip Spahiu”. Nuk njoftohet rreth identitetit të viktimës dhe të të dyshuarve.
Sipas policisë, viktima mashkull K-shqiptar pas një mosmarrëveshje të më hershme është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj K-shqiptarë.
“Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prishtinës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Nuk raportohet për të arrestuar. /GazetaePrizrenit.net