Përleshje në Prizren, lëndohet një person
Një përleshje fizike mes tre personash ka ndodhur në Prizren, ndërsa dyshohet se ata kishin pasur edhe revole, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas Policisë, një person ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i është ofruar ndihmë mjekësore.
Raporti nga PK:
Rr. Xhevat Berisha, Prizren 07.03.2023 – 23:30. Ka ndodhur një rrahje në mes të tre personave meshkuj kosovarë. Si pasojë e rrahjes lëndime trupore ka pësuar njëri nga të dyshuarit të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore nga ekipi i emergjencës. Në vendin e ngjarjes është gjetur një karikator poashtu dyshohet se të dyshuarit kishin pasur edhe revole. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedurat e mëtejme.