Polici dhe vëllai i tij përfshihen në një rra*hje në Prizren, policia jep detaje
Një zyrtar policor dhe vëllai i tij janë përfshirë në një rrahje me një person tjetër pasditen e së enjtes në Prizren.
“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një rast rrahje. Patrulla e policisë ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “5 Maji” në Prizren, aty ka takuar të dyshuarit e rastit E.B. nga njëra anë dhe nga ana tjetër vëllezërit B.Sh. dhe F.Sh, ky i fundit zyrtar policor. Të tre të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin”, njoftoi Bytyqi.
Sipas dëshmitarëve dhe burimeve nga vendngjarja, zyrtari policor ishte jashtë detyrës zyrtare në momentin e incidentit, ndërsa pas përplasjes fizike, në zonë janë parë njësi policore që kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Klankosova njoftoi se dyshohet se polici Fatijan Shehu bashkë me vëllanë e tij, B.Shehu u rrahën me Erduan Bajramin, pasditen e sotme në Prizren.
Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).