Rrahje në Suharekë
Në një rrahje në Suharekë janë përfshirë pesë persona.
“Është raportuar se pesë të dyshuar pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore”, njoftoi Policia.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.