Një sulm, për siç thuhet shkaku i borxhit ka ndodhur në Prizren. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pas dite në rrugën “Remzi Ademaj”, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi është sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar”, bëri të ditur policia.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/