26-11-2024

Rrëfehet i penduari i mafies italiane: Si e trafikonin shqiptarët kanabisin dhe kokainën

Mediat italiane shkruajnë se diçka po lëviz në botën e nëntokës së Foggia-s dhe muri i heshtjes po shembet ngadalë. Kjo tregohet nga pendimi i disa anëtarëve kryesorë të klanit Gargano.

Della Malva, aktualisht në një vend të mbrojtur, ka treguar para hetuesve strukturat e dyshuara të botës së krimit, veçanërisht Garganos, duke folur për kanalet e drogës dhe “Gomorra”-n, një luftë mes klaneve që vitet e fundit ka parë disa të rinj të vdekur.

Nga dëshmitë u zbulua se klani Iannoli-Perna “merrej edhe me trafikun e të lëndëve narkotike që vinte nga Shqipëria dhe marrja në dorë ishte bërë nga shqiptarët. Kjo ka ndodhur në periudhën ndërmjet viteve 2015/2018.

Flitet për tonelata drogë, shumë prej të cilave janë sekuestruar nga policia gjatë operacioneve të shumta antimafia të kryera vitet e fundit.

Përveç kanaleve të furnizimit me marijuanë nga shqiptarët, grupi Iannoli-Perna merrte edhe kokainë” shkruajnë mediat italiane bazuar te dëshmitë e të penduarve. /GE

Asnjë koment

Comments are closed.