Rrëfimi prekës i motrës shtatzënë, që u vra mbrëmë: I ka thënë që kur të lind fëmijën ta dorëzojë
Motra e gruas e cila u vra mbrëmë para Gjinekologjisë në Prishtinë, ka thënë se dhëndëri i tyre (i dyshuari për rastin) vazhdimisht i ka kërcënuar të gjithë familjen me armë zjarri.
Ajo u shpreh se ka qenë gjithmonë në rrugët pranë shtëpisë së tyre.
Ndër të tjera, ajo u shpreh se viktima Hamide Magashi, i ka thënë ish-bashkëshortit të tij se posa të lindi fëmijën do t’i dorëzojë atij, raporton IndeksOnline.
“Ka qenë rasti në polici, në gjykatë krejt i ka pas rastet, i ka thënë që kur të lind fëmijë ta dorëzojë”, tha ajo