25-11-2024

Rrëmbimi i policëve, Kryeministri Kurti: Mund të jetë shkelje e Rezolutës 1244

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se është i habitur edhe me faktin që KFOR-i ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Kurti thotë se kidnapimi i tre policëve të Kosovës mund të jetë shkelje e Rezolutës 1244.

“Ajo çfarë mua vazhdon të më habisë është fakti që as të nesërmen, me këtë të vërtetë që ne po e shpalosim para juve, nuk del zyrtarisht KFOR-i. Cili është kuptimi që të nesërmen e një ngjarje e cila nuk ishte në mbrëmje por në mesditë, KFOR-i nuk del me një shpjegim zyrtar se ku është ky vend, ky vend qartazi është në Republikën e Kosovës.

Të gjitha këto i ka edhe KFOR-i, mirëpo heshtja e tyre nuk i kontribuon as deskalimit, as hetimit, as drejtësisë. Nuk ka kuptim që për një ngjarje në territorin e Kosovës, as të nesërmen të mos kemi kurrfarë deklarate zyrtare. Mund të jetë shkelje e Rezolutës 1244, por është komandanti i KFOR-it për çdo deklaratë e përmend Rezolutën 1244, sepse e ka shpeshtuar përmendjen e saj. Ne e konsiderojmë Kushtetutën si e drejtë dhe përgjegjësi”, ka shtuar Kurti.

Kurti thekson se kidnapimi i policëve të Kosovës ka ndodhur thellë në territorin e Kosovës, kështu duke prezantuar edhe një hartë./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.