Rrënohet ish-objekti i shkollës në Lubizhdë të Prizrenit
Drejtoria e Inspektorateve në Prizren, sot ka filluar me rrënimin e objektit të vjetër të shkollës fillore “Ekrem Rexha” në fshatin Lubizhdë.
“Ky objekt ka qenë i pashfrytëzuar që nga ndërtimi i objektit të ri shkollor që gjendet pranë. Vendimi për rrënimin e këtij objekti është marrë me qëllim për ta evituar rrezikun si shkak i vjetërsisë së tij”, thuhet në njoftimin e Komunës. /GazetaePrizrenit.net