01-04-2025

Rrëshqitja e dheut në Leskovec – komuna e Prizrenit siguron strehim për familjet e evakuuara

Komuna e Prizrenit njoftoi se kryetari, Shaqir Totaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesin e familjeve të prekura nga rrëshqitja e dheut në një lagje të fshatit Leskovec, një situatë e cila po trajtohet me shqetësim dhe përkushtim të lartë institucional.

Pas inspektimeve në terren dhe vlerësimeve nga ekspertët, është konstatuar se rrëshqitja e dheut është aktive dhe paraqet rrezik serioz për disa shtëpi dhe për jetën e banorëve që banojnë aty. Në disa zona është evidentuar çarje dhe zhvendosje e tokës deri në 1.5 metra thellësi dhe mbi 50 metra gjatësi.

Referuar takimit, gjatë takimit me përfaqësuesit e kabinetit, inspektoratit, emergjencave dhe shërbimeve publike, Kryetari Totaj ka marrë vendime të qarta dhe të menjëhershme:

• Të bëhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve nga shtëpitë e rrezikuara;
• Të sigurohen banesa të përkohshme dhe të sigurta për këta qytetarë;
• Komuna do të mbulojë qiranë për familjet e evakuuara deri në zgjidhjen e përhershme të problemit./ Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.