Rrëshqitje gurësh në rrugën Prizren-Prevallë
Shiu i përcjellë me erë që ka përfshirë pasdite Prizrenin me rrethinë, në shumë vende ka shkaktuar rrëshqitje të gurëve në rrugën për në Prevallë, përkatësisht në segmentin Prizren-Reçan, duke paraqitur rrezik për vozitësit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Mbi fshatin Mushnikovë, që ndodhet në këtë segment rrugor, ndërkaq, për shkak të të reshurave të borës, nevojiten pajisjet dimërore.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një postim në profilin e ‘facebookut’ ka njoftuar se pas kontaktimit të Drejtorisë së Emergjencave ekipet kanë dalë në terren për pastrim.
“Edhe pse kjo rrugë është rajonale dhe kompetencë e Ministrisë, ne si komunë falënderojmë kompaninë e kontraktuar për përgjigje të shpejtë dhe intervenimin”, ka shkruara ai, duke apeluar qytetarët për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në kushtet dimërore! /GazetaePrizrenit.net/