Rreth 900 persona do t’i nënshtrohen provimit të Jurisprudencës
Sot pritet të mbahet pjesa e parë e provimit të Jurisprudencës për studentët e Drejtësisë.
Numër i madh i kandidatëve po presin në radhë që t’i nënshtrohen pjesës së parë të provimit, ndërsa pjesa e dytë pritet të mbahet nesër.
Kujtojmë se ky provim është parakusht kryesor për ushtrimin e profesionit të gjyqtarit, prokurorit apo avokatit dhe hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të karrierës profesionale të një juristi. /Indeksonline/