Rrezik nga mjegulla, Policia bën thirrje për kujdes
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për shoferët që të kenë kujdes në komunikacion si shkak i mjegullës së denduar në disa rajone.
“Si pasojë e kushteve atmosferike, në rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, është vërejtur prezencë e mjegullës, veçanërisht në zonat me pozitë më të ulët gjeografike dhe në afërsi të lumenjve, duke ulur dukshmërinë në rrugë, “, thuhet në thirrjen e policisë.
Policia u bëri thirrje shoferëve që të respektojnë këto këshilla:

-Ndizni dritat e shkurtra dhe dritat e mjegullës, mos përdorni dritat me rreze të gjata, ngadalësoni dhe mbani shpejtësinë nën kontroll, mbani krahun e djathtë të rrugës, rritni vëmendjen ndaj ndryshimeve të papritura të dukshmërisë.

“Mjegulla mund të krijojë iluzione optike dhe t’ju bëjë të mendoni se po lëvizni më ngadalë se sa në të vërtetë”, shtoi më tej Policia.
Më 13.12.2025, dy gra humbën jetën në një aksident komunikacioni në autostradë, më saktësisht në Suharekë.
Derisa, më 12.12.2025, tre persona pësuan lëndime trupore pas përfshirjes në një aksident trafiku në Gllarevë të Klinës

