26-11-2024

Rrëzohet avioni luftarak në Kroaci, shpëtojnë mrekullisht pilotët

Një avion MiG-21 i Forcave Ajrore Kroate u rrëzua në një zonë pyjore pranë qytetit të Sllatinës (në jug), por dy pilotët arritën të largoheshin nga avioni në kohë, njoftoi Ministria Kroate e Mbrojtjes.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 me orën lokale, gjatë një fluturimi stërvitor. Më shumë se 50 shpëtimtarë morën pjesë në operacionin për gjetjen e pilotëve të MiG-21. Njëri prej tyre është gjetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha se rrëzimi i avionit luftarak ishte ndoshta për shkak të një dështimi mekanik.

Sot ishte përplasja e tretë e avionëve ushtarakë në Kroaci që nga viti 2020, kur katër pilotë humbën jetën në dy përplasje të veçanta.

P. S Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.