Rrëzohet nga trotineti në Prizren – 37-vjeçari me lëndime të rënda, dërgohet urgjent në QKUK
Një vetë-aksident me pasoja serioze është regjistruar sot rreth orës 12:30 në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, me rrezik për jetë.
Burime të sigurta bëjnë të ditur për Sinjalin se A.S., rreth 37-vjeçar, derisa ishte duke e drejtuar trotinetin në drejtim të lagjes Arbana, ka humbur kontrollin mbi mjetin sapo ka arritur te një pengesë në rrugë (polici i shtrirë), duke u rrëzuar rëndë në asfalt.
Si pasojë e aksidentit, 37-vjeçarika pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar fillimisht me autoambulancë në Spitalin e Prizrenit. Sipas mjekut kujdestar, gjendja e tij është vlerësuar si serioze, me rrezik për jetë, ndaj është transferuar urgjent në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor.


