“Rrëzohet” propozimi i MASHT-it për pushim një javor: Rexhaj thotë se të hënën do të vazhdoj mësimi normal
Edhe pse Ministria e Arsimir porozoi pushim një javor, nuk u aprovua një propozim i tillë.
Zëvendësministri në detyrë i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka thënë për Klankosova.tv se të hënën mësimi do të vazhdojë normal.
Kjo pasi që nuk është marrë ndonjë vendim për pushim njëjavor siç propozoi Ministria e Arsimit ditë më parë.
Në mbledhjen e Komitetit për COVID-19 nuk është marrë vendim as për masa të reja derisa u ngritën shqetësime për numrin në rritje të pacientëve me COVID-19.