Rriten çmimet e derivateve në Kosovë
Në dy ditët e fundit çmimet e derivateve të naftës në Republikën e Kosovës kanë pësuar rritje.
Çmimi i derivateve varion nga 1.14 cent deri në 1.16 cent.
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, për IndeksOnline, ka thënë se megjithatë qytetarët e RKS po shërbehen me çmimet më të lira në regjion.
“Sa i përket çmimit të derivateve dihet se çmimin e përcakton BERZA dhe Organizata prodhuese OPEC.
Sa i përket çmimit në dy ditët e fundit kemi rritje të theksuar në import por çmimet me pakicë nuk ka lëvizje të mëdha.
Sot çmimet në Kosovë janë: Dizell 1.14 deri në 1.21 dhe benzi 1.19 deri në 1.26.
Çmimet në Shqipëri të derivateve janë: Dizell 1.51 c dhe benzina 1-54 c.
Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut që kanë akcizën më të ulët për 22c. Qytetarët nuk kanë nevojë për panik pasi Kosova nuk do të ketë krizë për derivate”, tha ai./IndeksOnline/