24-11-2024

Rriten çmimet e derivateve të naftës

Çmimet e derivatëve të naftës në Kosovë vazhdojnë të rriten. Aktualisht çmimi për Diesel është nga 1.43 cent deri në 1.51 cent. Ndërkaq çmimet për Benzin sillen nga 1.43 cent deri në 1.48 cent.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani ka thënë për “Indeksonline”,  se nga java e kaluar ka pasur një rritje të lehtë të çmimeve të derivateve, si pasojë e rritjes së çmimit në BERZ.. Berjani madje thotë se çmimet e derivateve në Kosovë janë të larta, duke pasur parasysh standardin në të cilin jetojmë.

“Çmimi i  derivateve për standardin tonë, për qytetarët tanë është i lartë. Çmimi real për qytetarët tanë kishte me qenë 1 euro. Por kjo nuk varet nga ne,  po as nga Qeveria. Çmimin e përcakton Berza dhe organizata prodhuese OPEC. Në këtë javë që shkoi kemi pas rritje te çmimit të derivateve ne BERZ dhe reduktim të prodhimit nga organizata prodhuese OPEC.

Dhe kemi pas një rritje te lehtë të çmimeve. Për çmimet në  ditët në vijim çfarë çmime do të kemi s’mundemi me paragjyku se po ka lëvizje të mëdha në tregje ndërkombëtare dhe BERZ”, ka thënë Berjani.

Ndryshe pavarësish vendimit të Ministrisë së Tregtisë për çmimin tavan të derivateve të Naftës, ato po vazhdojnë të ngriten.

Ndërkaq ministri i Financave Hekuran Murat ditë më parë ka deklaruar se do të merren masa ndaj kompanive,  të cilat nuk po i  respektojnë  çmimet e  derivatëve të naftës, të përcaktuara nga Qeveria./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.