24-11-2024

Rriten çmimet e veturave në tregun kosovar, 1000 euro më të larta

Të dielën qytetarët e shfrytëzojnë qoftë për shëtitje, qoftë për të kryer ndonjë punë, por disa edhe e kalojnë ditën në Tregun e Automjeteve në Prishtinë.

Ata thonë se sivjet veturat janë më të shtrenjta dhe që dallimi në çmim është në 1000 euro.

E te gjësendet e tjera që shiten në këtë treg, sipas qytetarëve nuk vërehet ndonjë shtrenjtim i madh.

Përveç automjeteve, në këtë treg shiten edhe gjësende të ndryshme, si goma, biçikleta, pemë e perime, mjete e pune e të tjera.

Si çdo të diel, edhe sot frekuentimi i qytetarëve ishte i madh. Disa thanë se dolën për të humbur kohë, e disa për të blerë ndonjë gjë.

E ata që e bëjnë biznesin këtu thonë, se çmimet janë të arsyeshme dhe se nuk ka pasur ndonjë ngritje eventuale.

Ka të tillë që thonë se janë të shtrenjta, veçanërisht veturat.

Kostoja e madhe e jetesës e cila ka ndodhur së fundmi, ka bërë që qytetarët të mos kenë mundësi edhe të blejnë gjëra që ju nevojiten. Automjetet në këtë treg sipas tregtarëve kanë shënuar ngritje deri në 1000 euro, raporon RTK.

Asnjë koment

Comments are closed.