25-11-2024

Rritet çmimi i banesave dhe shtëpive

Agjenti i shitjes, Agron Krasniqi, thotë se tani banesat e shtëpitë po kushtojnë më shtrenjtë, ndërsa nga shoqata e ndërtuesve thonë se kjo vjen si pasojë e shtrenjtimit të materialit.

Përveçse ndërtimet e reja të banesave po kushtojnë më shtrenjtë sesa më herët, edhe blerja apo marrja me qira e tyre, ka një çmim më të lartë.Agron Krasniqi, agjent i shitjes së banesave, thotë se tash metri katror po kushton 100-200 euro më shumë.

Sipas tij, në ndërtesat e reja është e arsyeshme të ketë një çmim më të lartë. Mirëpo tek të vjetrat, ai vlerëson se po shfrytëzohet situata e krijuar e konfuzionit të çmimeve.

Që banesat e shtëpitë po kushtojnë më shtrenjtë, për T7 konfirmojnë edhe nga Shoqata e Ndërtuesve.

Ndërkaq, nga Agjencitë e Patundshmërisë, cilësojnë se kërkesat për blerje të banesave janë rritur shumë kohëve të fundit.

Asnjë koment

Comments are closed.