24-11-2024

Rritet fitimi i bankave komerciale në Kosovë

Fitimi neto i sektorit bankar të Kosovës, u rrit në 90.1 milionë euro nga 57.2 milionë euro sa ishte në nëntë muajt e parë të vitit 2021.

Banka Qendrore ka bërë të ditur, se portofoli i tepricës së kredive të bankave të Kosovës arriti në 3.6 miliardë euro në fund të shtatorit, me 12% rritje nga viti në vit

 

Depozitat u rritën në 4.7 miliardë euro në fund të shtatorit, me 15% rritje.

Shifrat përfshijnë rezultatet financiare të 11 bankave.

“Raiffeisen Bank” dhe “ProCredit Bank”, janë bankat më të mëdha në Kosovë për sa i përket shumave.

Asnjë koment

Comments are closed.