Rritet numri i lindjeve, ja sa fëmijë linden për shtatë muaj
Vetëm për shtatë muaj nga janari deri në korrik, në Kosovë kanë lindur 15 mijë e 914 fëmijë.

Ndërkaq vetëm gjatë muajit korrik janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 664 lindje, duke shënuar një rritje prej rreth 5% krahasuar me një muaj më parë, muajin qershor.
Nga të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) 1 mijë e 348 foshnja të lindura ishin meshkuj, ndërsa 1 mijë e 316 ishin femra.
Shifrat përfshijnë lindjet e regjistruara si brenda, ashtu edhe jashtë territorit të Kosovës.
“Në muajin korrik 2025 janë regjistruar 2 664 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 348 lindje janë meshkuj dhe 1 316 lindje janë femra. Në muajin korrik 2025 kemi rritje të numrit të lindjeve rreth 5% krahasuar me muajin qershor 2025”, thuhet në njoftimin e ASK-së./Indeksonline/